Fillo vitin e ri me një udhëtim të mrekullueshëm, në Budapest dhe Vjenë!

Kompania Turistike “Shpejtimi” ka përgatitur një ofertë fantastike, për të gjithë ata që dëshirojnë të nisin vitin me aventura të paharrueshme. Kjo paketë unike, me një çmim prej vetëm 149€ për person, ofron një udhëtim 2 net/3 ditë në dy nga Kryeqytetet më të bukura të Europës: Budapestin dhe Vjenën.

Në këtë ofertë, përfshihet transporti komod me autobus nga qytetet kryesore të Kosovës, dy net akomodim në një hotel në Budapest, mëngjeset në hotel dhe vizitat sipas një agjende të detajuar, e cila garanton eksperienca të pasura kulturore dhe argëtim. Nisja është planifikuar për mbrëmjen e 2 janarit 2025, ndërsa kthimi do të ndodhë në orët e vona të 5 janarit 2025.

Udhëtimi fillon në mbrëmje, me nisje nga qytetet: Prishtinë, Suharekë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Gjatë natës do të kaloni nëpër Serbi dhe Hungari, për të mbërritur mëngjesin e 3 janarit në Budapest. Dita e parë në Budapest do të fillojë me vizita në pikat më të njohura të qytetit, si “Fisherman’s Bastion” dhe “Heroes’ Square”. Më pas, do të akomodoheni në hotel dhe do të keni kohë për pushim e relaks. Në mbrëmje, një vizitë magjepsëse në qytet do t’ju shoqërojë me pamjet e Parlamentit Hungarez dhe Fashion Street.

Dita e dytë fillon me mëngjes në hotel dhe vazhdon me një udhëtim drejt Vjenës, kryeqytetit të Austrisë. Rruga për në Vjenë përfshin një ndalesë në “Parndorf Outlet”, ku mund të shijoni blerjet për dy orë. Pas mbërritjes në Vjenë, do të eksploroni qendrën historike të qytetit për rreth 5-6 orë, me një ndalesë kryesore në “Stephansplatz”. Mbrëmjen do ta kaloni sërish në hotelin tuaj në Budapest.

Në ditën e fundit, pas mëngjesit në hotel, do të vizitoni qendrën tregtare “Arena Mall”, për të bërë blerjet e fundit. Nisja për Kosovë është planifikuar në mesditë, ndërsa kthimi pritet të ndodhë rreth mesnatës së 5 janarit.

Vlen të përmendet se çmimi nuk përfshin taksën turistike të qytetit, e cila është 2.50 euro për natë për person. Dokumentet e nevojshme për udhëtim janë: letërnjoftimi ose pasaporta me afat të vlefshëm, ndërsa për fëmijët nevojiten pasaporta dhe certifikata me fotografi.

Mos e humbisni këtë mundësi për të nisur vitin me udhëtime, që do t’ju lënë kujtime të paharrueshme! Rezervoni tani dhe përgatituni për një përvojë të jashtëzakonshme, në Budapest dhe Vjenë!

Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit, në: http://www.shpejtimi.net/ ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 49 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 48 184-195 (Viber, WhatsApp) dhe +383 45 184-195 (Viber, WhatsApp).

Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë “Shpejtimi” në Prishtinë, bulevardi “Bill Clinton”, Dardani (038 610 081); në Suharekë, Stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren, në hyrje të Stacionit të autobusëve (029 225 055).