Nxitoni, vendet e fundit për një udhëtim magjik në Itali!

Surpriza më e bukur për të dashurën/in tuaj këtë Shën Valentin është një aventurë romantike në Venecia, Milano dhe Verona! Kompania Turistike “Shpejtimi” ofron një super ofertë për vetëm 169 euro për person – duke përfshirë tre ditë dhe dy netë eksplorimi në qytetet më të bukura të Italisë. Nisja bëhet më 14 shkurt 2025 dhe kthimi më 17 shkurt 2025.

Çmimi përfshin udhëtimin me autobus komod, akomodimin në hotel me mëngjes dhe të gjitha vizitat sipas Agjendës. Në ditën e parë do të udhëtojmë drejt Venecias, ku do të shijojmë atmosferën unike të qytetit dhe do të kemi kohë të lirë për drekë, përpara se të akomodohemi në hotel. Dita e dytë është e rezervuar për Milano, një ndalesë perfekte për të eksploruar bukurinë dhe elegancën e Kryeqytetit të modës. Pas pesë orësh vizitë, do të kthehemi në hotel. Në ditën e tretë, pas mëngjesit dhe lirimit të hotelit, në orën 09:00, do të vazhdojmë rrugën drejt Veronës, për një vizitë të mrekullueshme, përpara se të nisim kthimin drejt Kosovës.

Nisjet organizohen nga qytete të ndryshme, duke përfshirë Prishtinën, Podujevën, Gjilanin, Ferizajin, Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Suharekën, Mitrovicën dhe Vushtrrinë. Për këtë udhëtim kërkohet pasaportë biometrike e vlefshme për të paktën tre muaj dhe letërnjoftimi. Fëmijët të cilët nuk kanë letërnjoftim duhet të kenë certifikatën e lindjes me fotografi dhe pasaportën. Sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm, ndërsa taksa prej 2.50 euro për natë për person nuk është e përfshirë në çmim. Kompania nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer në kufi për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Vendet janë të kufizuara – mos e humbisni këtë mundësi unike për një Shën Valentin të paharrueshëm!

Detajet e tjera të ofertës mund t’i gjeni këtu!

Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit, në: http://www.shpejtimi.net/, ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 49 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 48 184-195 (Viber, WhatsApp) dhe +383 45 184-195 (Viber, WhatsApp).

Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë “Shpejtimi”, në Prishtinë, bulevardi “Bill Clinton”, Dardani (038 610 081); në Suharekë, Stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren, në hyrje të Stacionit të autobusëve (029 225 055).