Fot: BKS - Byroja Kosovare e Sigurimit

Sllovenia mbështet Kosovën në anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku së bashku me bashkëpunëtorë ka takuar të hënën në Lubjanë Tjasha Kobar, drejtorin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër të Sllovenisë si dhe Maja Krumberger, drejtoreshe e Shoqatës së Sigurimeve të Sllovenisë.

Fot: BKS – Byroja Kosovare e Sigurimit

Drejtori Mazreku, para homologut Slloven ka prezantuar të kaluarën dhe të tanishmen e sektorit të sigurimeve në vendin tonë.

Drejtori Mazreku gjithashtu para tyre ka prezantuar edhe reformat e shumta që janë bërë në tregun e sigurimeve gjatë 20 muajve të fundit.

“Unë prezantova para tyre angazhimin tonë gjatë 20 muajve të fundit, si në menaxhimin shumë të mirë të lendeve, ku kemi mbyllur mbi 11 mijë dhe kemi arritur të paguajnë dëme në rreth 20 milionë euro. Gjithashtu para tyre prezantova sistemin e ri INSUREX, gazetën tonë iSIGURIME, ku pala Sllovene kanë mbetur të impresionuar me të arriturat gjatë 20 muajve të fundit” – ka thënë drejtori Mazreku pas takimit më homologun Slloven.

Mazreku gjithashtu tha se Byroja e Sllovenisë ka ofruar mbështetje të çdo inciative për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Përndryshe, drejtori i Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka konfirmuar se në aspektin teknik Institucioni që ai drejtor pa plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.