Scenic E-Tech electric arrin në finalen e çmimit Makina Evropiane e Vitit 2024
Renault thotë se është krenar që arrin në finalen e çmimit Makina Evropiane e Vitit 2024.
Pas Austral në 2022 dhe Megane E-Tech elektrike në 2021, tani është radha e Scenic E-Tech elektrike të jetë një nga shtatë finalistët, thuhet në një komunikatë.
Dhe fituesi do të zbulohet të hënën, më 26 shkurt në panairin e Gjenevës.
Bëhet fjalë për veturën Scenic, me të cilën Renault ka shkruar historinë për 27 vjet.
Ai “lindi” në vitin 1996 dhe revolucionarizoi tregun duke u bërë MPV-ja e parë kompakte në historinë evropiane të automobilave.
Madje, gjenerata e parë e Scenic fitoi çmimin prestigjioz Makina e Vitit në 1997.
“Ndërsa sot ajo përmban një sistem fuqie tërësisht elektrik dhe po ripërcakton makinat e segmentit C për familjet, duke i nxitur ata të udhëtojnë duke ruajtur ADN-në e saj pioniere dhe miqësore për familjen”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Ndryshe, siç thuhet më tej, Scenic u krijua për të qenë makina kryesore e familjes, e përshtatshme për udhëtime të gjata, fundjavë, si dhe pushime.
“Me këtë gjeneratë të pestë, Scenic ka rikrijuar veten duke ruajtur gjenet e tij inovative, duke u pozicionuar si automjeti i plotë elektrik i familjes që plotëson të gjitha nevojat e një familjeje”.
“Si kompakt (4,47 m) për ngarje në qytet dhe i gjerë për udhëtime më të gjata, ofron një distancë prej 625 kilometrash (WLTP)”.
“Scenic E-Tech përfshihet pa probleme me planin strategjik të markës: është një makinë elektrike e projektuar në mënyrë të qëndrueshme, e mbushur me teknologji të dobishme dhe intuitive. Duke u mbështetur në suksesin e ZOE, Renault po zgjeron ofertën e saj në segmentin C me Megane E-Tech elektrike dhe Scenic. Ato janë dy modele kyçe që mund të përshpejtojnë përdorimin e modeleve të plota elektrike dhe të vazhdojnë të vendosin Renault si një lider në epokën e re të lëvizshmërisë së qëndrueshme”.