HOLLA produkti më i ri në treg, me shijen më të përsosur për gatimet tuaja!

Tregut tonë i është bashkuar Holla, produkti më i ri për gatim i njohur si krem për zierje. Një produkt që sjell magji në kuzhinën tuaj, si kombinimi më i duhur për të gjitha recetat tuaja.

Ky produkt veçohet për cilësinë dhe kualitetin e lartë në kategorinë e produkteve ushqimore. Holla është produkt i sterilizuar i cili nuk përmbanë gluten, dhe konsiderohet si baza ideale për lloje të ndryshme të salcave dhe gatesave të tjera ushqimore. Prodhimi i Holla analizohet dhe trajtohet në mënyrë të veçantë, deri në perfeksion, gjë që e bën këtë produkt dukshëm dominues përkrah produkteve të tjera të kësaj kategorie.

Qëllimi i prezencës së produktit Holla në treg, lidhet me dëshirën e madhe për të sjell dhe shtuar shije në secilën kuzhinë, çoftë ajo tradicionale ose moderne. Këtë produkt e gjeni në çdo supermarket, ose dyqan të lagjës që ofrojnë produkte ushqimore.

Për Holla sot u lansua edhe kampanja televizive, e cila prezanton në mënyrë të përsosur këtë produkt për të gjithë konsumatorët. Reklama shfaq kombinimin e duhur të produktit dhe ushqimeve të ndryshme. Një shije që mahnitë të gjithë ata që e provojnë, duke ofruar thjeshtë lumturi në çdo shtëpi, në çdo kuzhinë, në çdo pjatë.

Njihuni edhe ju me Holla, kremin më të veçantë dhe magjik të kuzhinës tuaj.