HIB Petrol vazhdon zgjerimin, hap pikën e re në Vushtrri!  

HIB Petrol ka hapur pikën e re moderne në Vushtrri e cila është pjesë e zinxhirit të rrjetit HIB dhe ofron restorantin, marketin, autolarjen dhe risi të tjera të shumta për konsumatorët e saj.  

17 Janar 2024 – HIB Petrol vazhdon fuqishëm zgjerimin e saj. Ka hapur pikën e re në Vushtrri, një hapësirë moderne e cila do të ndryshojë plotësisht eksperiencën e mbushjes së veturave me karburante për qytetarët e kësaj pjesë si dhe ofrimin e shërbimeve në market, restorant dhe njësi të tjera të biznesit të HIB.

Pika e re e HIB Petrol në Vushtrri tashmë është e hapur dhe do të jetë në shërbim për 24 orë në ditë, duke siguruar që kërkesat e klientëve të plotësohen në çdo kohë të ditës.

Ky investim i ri dhe shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe ekonominë lokale shënon angazhimin e vazhdueshëm të HIB Petrol për të përmirësuar përvojën e klientëve dhe ofruar shërbime të rritura dhe cilësi të lartë në sektorin e derivateve, marketeve dhe hotelerisë.

Artan Thaçi, udhëheqës në HIB Petrol, shprehu entuziazmin e tyre për rritjen e kompanisë.

“Jemi të lumtur që po hapim pikën e re në Vushtrri dhe po fuqizojmë praninë tonë në treg. Zgjerimi i HIB është dëshmi e përkushtimit për të përmbushur nevojat në rritje të klientëve”- ka thënë ai.  

HIB është njëra ndër korporatat më të mëdha në Kosovë, e cila ka mbi 1200 të punësuar në gjitha njësitë e biznesit të saj, dhe për shumë vite me radhë është zgjedhur si tatimpaguesi më i madh në vend.

HIB Petrol është zgjedhur si rrjeti më i mirë i derivateve në Kosovë për raportin e cilësisë ndaj çmimit. Korporata HIB është vlerësuar me medaljen ‘Best Buy Award’ nga kompania zvicerane ICERTIAS – International Certification Association GmbH me bazë në Cyrih të Zvicrës.