HIB Petrol hapë pikën e re në Komoran/Llapushnik - vjen gjithnjë e më afër konsumatorëve

Para pak kohësh HIB ka njoftuar se do ta zgjerojë rrjetin e saj edhe me së paku 5 pika të reja moderne në qytete të ndryshme të Kosovës, për të arritur në 22 lokacione të ndryshme brenda rrjetit të pikave të HIB.

Sot, HIB ka njoftuar se pika më e re në kuadër të këtij zgjerimi dhe plani investimi kapital do të jetë pika më e re në Komoran/Llapushnik, e cila është hapur sot si pikë e dytë në këtë rrugë kyçe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky investim i ri dhe shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe ekonominë lokale shënon angazhimin e vazhdueshëm të HIB Petrol për të përmirësuar përvojën e klientëve dhe ofruar shërbime të rritura dhe cilësi të lartë në sektorin e derivateve, marketeve dhe hotelerisë.

Pika e re e HIB Petrol në Komoran/Llapushnik vjen me një dizajn modern dhe infrastrukturë të avancuar, e cila siguron një ambient të rehatshëm dhe një eksperiencë të përsosur të blerjes.

Pika e re e HIB Petrol në Komoran/Llapushnik tashmë është e hapur dhe do të jetë në shërbim për 24 orë në ditë, duke siguruar që kërkesat e klientëve të plotësohen në çdo kohë të ditës.

“Shpresojmë që kjo hapje e re e pikës së HIB në këtë zonë shumë të frekuentuar do të jetë një kontribut pozitiv për komunitetin lokal, mundësi për vende të reja të punës dhe ofrim i shërbimeve dhe përvojës së HIB, ngjashëm sikurse në çdo pikë të HIB kudo nëpër Kosovë” thuhet në kumtesën për media të lëshuar nga HIB Petrol.

Në këtë pikë të re, qytetarët do ta kenë mundësinë të shfrytëzojnë një gamë të gjerë të shërbimeve. Përveç karburanteve të cilësisë së lartë, klientët do të gjejnë edhe kafeterinë e re, me oferta të ndryshme të freskëta dhe shërbim të shpejtë. Gjithashtu, pika e re ofron edhe marketin modern, dhe shërbimet tjera përcjellëse.

“Për HIB Petrol, hapja e pikës së re në Komoran/Llapushnik është një investim dhe hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të pranisë dhe krijimit të një lidhje të ngushtë me komunitetin vendas. Ne jemi të vendosur të jemi një partner i besueshëm dhe një burim i shërbimeve cilësore për të gjithë klientët tanë. Ndaj ftojmë qytetarët ta vizitojnë pikën e re dhe të përfitojnë nga shërbimet tona të avancuara në piken tonë të më të re”.

HIB Petrol është zgjedhur si rrjeti më i mirë i derivateve në Kosovë për raportin e cilësisë ndaj çmimit. Korporata HIB është vlerësuar me medaljen ‘Best Buy Award’ nga kompania zvicerane ICERTIAS – International Certification Association GmbH me bazë në Cyrih të Zvicrës.