Artikull i Sponosoruar nga Liri

A e dini pse llokumi është ëmbëlsirë e veçantë?

Llokumi, kjo ëmbëlsirë e lashtë që ka bërë dhe bën për vete menjëherë këdo që e shijon për herë të parë dhe nuk arrinë t’i rezistojë më, për gjithë jetën.

Është konsideruar ndër shekuj dhe vazhdon të konsiderohet simbol i pritjes së ëmbël të mysafirëve, në raste festash por edhe në ditë të rëndomta.

Por prej nga e ka origjinën kjo ëmbëlsirë?

Në shekullin e 18-të, osmanlinjtë kanë bërë versionin bruto të llokumit me shfrytëzimin e mjaltës apo marmelatës, shurup të koncentruar rrushi dhe miell misri.

Llokumi u integrua gjithashtu në ushqimet tradicionale ballkanike.

Në vitin 1948, Njazi Kalanderi për herë të parë filloi prodhimin e llokumit në Kosovë dhe sot pas 75 viteve këtë traditë e vazhdon familja Kalanderi me Fabrikën “Liri” nga Prizreni.

Llokumi i cili prodhohet nga Fabrika Konditorike “Liri” është një nga produktet më të kërkuara në tregun e Kosovës, atë mbarë shqiptarë e më gjerë.

Edhe në kulturën e traditën tonë festive, llokumi shërbehet dhe konsumohet nga çdo familje, sidomos gjatë festave të Fitër dhe Kurban Bajramit, por jo vetëm.

“Liri” ofron edhe një gamë të gjerë të produkteve të tjera si bonbonet të cilat gjithashtu shërbejnë për pritjen e mysafirëve të Bajramit të Vogël e të Madh.

Gjithashtu, në traditën tonë është zakon që ditëve të Bajramit të mbahet në shtëpi sasi më e madhe e bonboneve në mënyrë që të gëzohen me to fëmijët të cilët trokasin apo i bien ziles derë më derë, shtëpi më shtëpi për t’i kërkuar ato, ndërsa për nikoqirët është gjithmonë kënaqësi që t’i gëzojnë fëmijët duke ju dhuruar bonbona apo karamele.

Produktet e duhura i gjeni si prodhim vendor të cilësisë së lartë me shije e dukje ideale.

Urime Festa e Kurban Bajramit!