Universiteti i Gajkovës hap konkursin për regjistrim e studentëve të rijnë

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rijnë për vitin akademik 2021/2022 në nivelin Bachelor dhe Master.

UFAGJ në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit do të regjistrojë 450 studentë.

Aplikim online do të jetë i hapur nga data 6 gusht 2021 deri më 24 gusht 2021 në ora 16:00.

Sot gjatë ditës, Universtiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Gjilanit poashtu kanë hapur afatin për aplikimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të regjistrohen në këto universitete.