Prezantohen doracakët për edukim seksual

Doracakët për mësimdhënës për Edukimin Gjithëpërfshirës Seksual janë promovuar sot nga Ministria e Arsimit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në mbështetje të UNFAP-së.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci ka thënë se barrierat kulturore për trajtimin e edukatës seksuale ekzistojnë në shoqërinë kosovare, për çka është duke u punuar që situata të ndryshoj.

“Kemi fillu me trajnimin e mësimdhënësve, do të vazhdojmë trajnimin edhe me tutje. Ministria e Arsimit ka bërë një progres në trajtimin e këtyre temave”, ka thënë Nagavci.

Në anën tjetër koordinatorja e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson ka bërë të ditur se edukimi seksual është i rëndësishëm për çdo shoqëri dhe ka kërkuar që pjesë e procesit të edukimit seksual të jenë të përfshirë dhe prindërit.

“Nuk është e lehtë t’u flasësh vetëm mësimdhënëseve, por është e rëndësishme të ketë diskutime me prindërit. Sepse është e rëndësishme se çka fëmijët mësojnë në shkollë”, ka thënë Richardson.

Zarife Miftari njohëse e shëndetit seksual, ka përmendur disa nga kriteret përmes së cilës mund të mësohet edukimi gjithëpërfshirës seksual.

“Për të qenë një edukatë përfshirëse duhet të plotësoj disa kushte të cilat duhet të jenë të bazuara në shkencë, të rinjtë duhet të marrim gjithëpërfshirëse të cilat do të rriten varësisht moshës, të jenë të bazuara në të drejtat e njeriut, të bazuara në barazi gjinore”, ka thënë Miftari.