Këta janë profesorët e asocuar që u emëruan sot nga Senati i UP-së

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka zgjedhur profesorët e asocuar për fakultetet e ndryshme.

Në Fakultetin Filozofik u zgjedhën: Astrit Salihu, Dashmir Bërxulli, Fadil Maloku, Zamire Hyseni.

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore u zgjedhën Hazbije Sahiti, Arleta Rifati Ninxha.

Në Fakultetin Ekonomik u rizgjedh, Besim Beqaj dhe Mrika Kotorri u zgjedh.

Në Fakultetin e Ndërtimarisë u zgjedhën Fatos Pllana dhe Shpëtim Lajci,

Kurse në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike u zgjedh Kadri Sylejmani, në atë të Arteve Lorita Arifi.

Në Bujqësi u zgjedh Mentor Thaqi dhe Alltane Kryeziu.

Si profesor i asocuar në Fakultetin e Edukimit u emërua Sylejman Berisha.

Në Fakultetin Filologjik u emëruan Albulena Blakaj Gashi dhe Nerimane Kamberi dhe në atë të Arkitekturës, Vlora Novakazi.

UP-ja kishte hapur konkurs me 22 tetor të vitit 2019 për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik.