Sokol Havolli (LDK). Foto: Atdhe Mulla

Havolli: LDK Nuk do t’i Zhvatë Investitorët

Në “Debat Përnime” përfaqësuesi i LDK-së, Sokol Havolli tha se kjo parti do ta dyfishojë rritjen buxhetore, nga 4% në 8%.

Ai deklaroi se sa i përket ekonomisë LDK është e pa konkurrencë, ngase ka ekonomistët më të mirë në vend.

Këto komente ai i bëri në “Debat Përnime”, me temën “Mbushja e Buxhetit”, të moderuar nga Jeta Xharra që po transmetohet  në TV21.

Në pyetjen se si do ta mbushin arkën e shtetit në qeverisjen e tyre, Havolli tha se do të vazhdojnë ta luftojnë ekonominë jo formale e do të vazhdojnë reformat fiskale, të cilat do ta fuqizojnë ekonominë e vendit.

Ai tha se në periudha afat shkurta buxheti i vendit do të bëhet 3 miliard euro, e do të rritet nga 45% në 8%.

“Rritja ekonomike deri në 8% mund të duket e lartë, por disa nga burimet kryesore: në ditët e para kemi projektin për termocentralin Kosova  e Re, nivel 200 milion euro në sektorin e ndërtimin e termocentralit”, tha ai.

“LDK nuk do t’i zhvatë investitorët”, tha Havolli.

Havolli tha se janë të parapara 700 milion euro investime kapitale, të cilat sipas tij fuqizojë rritjen ekonomike.

Ai tha se nën qeverisjen e tyre edhe e investitorët e huaj do ta shohin  Kosovën vend për investime, ngase siç u shpeh Havolli, LDK nuk është parti që synon ta zhvatë shtetin.

LDK në zgjedhjet e 11 qershorit garon në koalicion me AKR.