Suspendohet Polici që Grushtoi të Arrestuarin

“Pasi që janë parë dhe analizuar pamjet e shfaqura si dhe duke parë se sjelljet e zyrtarit policor duket të kenë qenë në shpërputhje me etikën policore dhe autorizimet e tij, ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e suspendimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prishtinë.

Në të njëjtin njoftim thuhet se ndaj oficerit tjetër është iniciuar procedura disiplinore.

“Pavarësisht rasteve si ky, Policia e Kosovës mbetet thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj në raport me qytetarët e vendit dhe me rigorozitet të madh monitorin ruajtjen e disiplinës së zyrtarëve policorë në veprimet e përditshme”, thekson Zyra për Marrëdhënie me Publikun e DRP Prishtinë.

Reagimi i Policisë erdhi pas videos së publikuar nga KALLXO.com ku shihet një zyrtar policor duke e grushtuar një qytetar të arrestuar, i cili në momentin kur goditet është brenda veturës së Policisë.

Videon në fjalë në KALLXO.com e ka dërguar një qytetar. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës në afërsi të qendrës tregtarë “Albi Mall”.

http://kallxo.com/polici-grushton-qytetarin-e-arrestuar/