Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkovic. Foto: beta

Radikalët Serbë e Presin Mogherinin me Thirrjet 'Serbi! Rusi!'

Mogherini mbajti një fjalim në Beograd të premten pavarësisht se u zhurmua nga deputetët e Partisë Radikale Serbe të cilët bërtitën: “Serbi, Rusi, nuk na duhet BE-ja!”

Deputetët e ekstremit të djathtë Dveri ndërkohë mbanin postera me slloganët “Serbia nuk beson te Brukseli”.

Mogherini megjithatë i inkurajoi ligjvënësit serbë të vazhdojë të ndjekin rrugën e anëtarësimit në BE.

“Serbia ka bërë kaq shumë dhe tani mund të vazhdoni të bëni të njëjtë gjë. Mund të jeni një partner për stabilitet dhe të ndihmoni vendin tuaj të ketë progres në integrimin në BE”, tha ajo.

Mogherini tha se roli i Serbisë ishte “kyç” në rajonin që ka vuajtur nga polarizimi etnik.

“Ju keni një përgjegjësi të madhe. Serbia ka qenë gjithnjë në udhëkryq të botëve të ndryshme”, tha ajo.

Zhurmimi u nxit nga kreu i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili u lirua për krime lufte nga Gjykata e Hagës vitin e shkuar dhe i cili po kandidon për presidencën serbe në zgjedhjet e 2 prillit.

 

Kjo nuk është hera e parë që anëtarët e partisë radikale serbe dhe Dveri kanë ndërprerë prezantimet e zyrtarëve të lartë të BE-së në parlament.

Në nëntor 2016, kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, nuk arriti të prezantojë një raport të BE-së për progresin e vendit prej ndërprerjeve nga të djathtët.

Sesioni special i parlamentit u mbaj me iniciativë të Mogherinit, e cila po e viziton Serbinë si pjesë e një turi Ballkanik, që filloi të mërkurën në Malin e Zi dhe që do të përfundojë të shtunën në Tiranë.

Shefja e politikës së BE-së po viziton të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të lehtësuar tensionet dhe për të inkurajuar reformat.