Ilustrim

Plagosje në Aheng

Një person është plagosur nga të shtënat në  një aheng në Golluboc të Malishevës, njoftoi policia në raportin e përditshëm të saj.

Sipas policisë i plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK.

Policia tregon se ka arrestuar të dyshuarin për të shtënat, ndërsa në vend të ngjarjes ka gjetur nëntë gëzhoja të kalibrit 7,62 milimetra.

I dyshuari për të shtënat, sipas policisë ka dorëzuar armën të cilën e përdori.

I dyshuari për të shtënat, pas marrjes në pyetje është liruar me vendim të prokurorit.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” shfaqi të premten rrëfimet e personave që u plagosën nga plumbat qorr.