Pasuria e Gazmend Muhaxherit në Emër të Babës

Gazmend Muhaxheri shumicën e pasurisë së tij ende nuk e ka trashëguar ligjërisht nga prindërit.

Nuran Muhaxheri, bashkëshortja e kryetarit aktual dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Pejës tregoi se shtëpitë që posedojnë ata si çift janë në emër të prindërve të Kelmendit.

“Pasuria është në emër të prindërve të Gazmendit,dmth shpijën edhe një shtëpi tjetër. Ka pasë Ford Fiestën tash un e kam ble në Golf plus”, tha Muhaxheri.

Gruaja e Muhaxherit ka rrëfyer në intervistën për debatpernime për hobit dhe veset e kandidatit për kryetar.

“Ai ka qef shumë me ec e don shumë natyrën. Të gjithë punët i kryn kunati, këtu në shpi nuk bon shumë as kafe”, tha Muhaxheri.