Gazetarja suedeze Kim Wall dhe milioneri danez Peter Madsen - Foto: Rtv21

Milioneri Zyrtarisht Akuzohet për Vrasjen e Gazetares

Shpikësi dhe milioneri danez, Peter Madsen, është akuzuar edhe zyrtarisht për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall.

Sipas fjalëve të Prokurorisë së Danimarkës, Madsen ka vrarë gazetaren në nëndetësen e tij private vitin e kaluar.

Prokuroria më tutje shtoi se bëhet fjalë për një krim të tmerrshëm.

Madsen akuzohet se pasi ka vrarë Wallin, ka copëtuar trupin e saj dhe ka tentuar të fsheh krimin, duke hedhur gjymtyrët e saj në det.

Ende nuk dihet se a ka pranuar Madsen krimin, por ai në të kaluarën disa herë ka ndryshuar dëshminë e tij.

Në nëntor u njoftua se Madsen kishte pranuar se ka copëtuar trupin e Wallit, por kishte deklaruar se ajo kishte vdekur pas helmimit me dyoksid karbon në nëndetësen e tij.

Më herët ai kishte thënë se Wall kishte vdekur, pasi që i kishte rënë në kokë kapaku i nëndetëses./21Media