//E enjte ORA 20:20

0

19 Tetor 2011

Jeta në Kosovë diskuton për Raportin e Progresit

Lamjet

Këtë të enjte, Jeta në Kosovë transmeton debat për Raportin e Progresit.

Si e vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike këtë raport? A ka progres apo regres në vendin tonë sipas këtij raporti? Në cilat fusha ka kritika më të mëdha? Sa po luftohet korrupsioni e sa krimi i organizuar? Çfarë thotë Raporti i Progresit për lirinë e shprehjes në Kosovë?

Për të diskutuar për këto çështje, Jeta Xharra ka ftuar:

Hajredin Kuqi, zëvendës kryeministër;

Vjosa Osmani, deputete nga LDK;

Ardian Gjini, deputet nga AAK, dhe

Visar Ymeri, deputet nga Vetëvendosje;

Para debatit, BIRN ritransmeton reportazhin e transmetuar në shtator të vitit të kaluar, me ç’rast ka treguar se qysh në Gjykatën Komunale në Klinë, ish gjyqtari Kolë Puka, bashkë me avokatin Lon Palushaj dhe në bashkëpunim me doktorin Mit’hat Jakupi kanë shpallur invalid një qytetar nga komuna e Klinës, dhe në emrin e tij kanë përfituar 16. 800 euro.

Këtë javë, të tre këta persona u arrestuan. Kurse, policia ka arritur të gjej edhe raste tjera, me ç’rast ka arrestuar 13 persona. Ky reportazh hulumtues në vitin 2010 është shpallur nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës reportazhi më i mirë televiziv për luftë kundër korrupsionit.

Gjatë debatit, BIRN transmeton reportazhin e gazetarit Muhamet Hajrullahu, i cili tregon se cilat janë qëndrimet e partive politike në Kuvend për Raportin e Progresit, çfarë janë qëndrimet e kryeministrit Hashim Thaçi e çfarë të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

NDËRLIDHUR

Lamjet
 

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

Sonte Jeta në Kosovë transmeton tryezën e organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile ku është diskutuar për privatizimin e distribucionit të KEK-ut. Cilat janë sfidat të privatizimit të distribucionit? Cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës e cili është qëndrimi i shoqërisë civile, e cili është qëndrimi i partive opozitare. Cilat janë praktikat e privatizimit […]

TË FUNDIT

 

Intervistë: Hoyt Brian Yee

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan Hoyt Brian Yee u përgjigj në pyetjet e Jeta Xharrës në Emisionin “Jeta në Kosovë”. Yee në intervistë u pyet se çfarë qeverie e Kosovës është e pranueshme për Amerikën pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe se a do të lejohet sikur në Maqedoni edhe në Kosovë formimi i qeverisë nga […]

 

Diagnozat e Shëndetësisë

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetuan dy hulumtime nga fusha e shëndetësisë që kanë të bëjnë me një diagnozë të gabuar që mori një pacient në QKUK dhe tjetri për mospunën e një laboratori publik të analizave. Në hulumtimin e parë, pacienti i cili kishte pësuar lëndime serioze në një aksident trafiku tregon […]

 

Hezitimi për UNESCO

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetua debati mbi aplikimin e mundshëm të Kosovës për anëtarësim në organizatën UNESCO. Përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile përballë Jeta Xharrës diskutojnë arsyet e dështimit të Kosovës për pranim në UNESCO dy vjet më parë dhe hezitimet për ta shpallur aplikacionin e Kosovës në asamblenë e UNESCO-s […]

 

Ndërtimet e Egra me Leje në Prishtinë

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua debati mes përfaqësuesve të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Mjedisit dhe qytetarëve që përballen me probleme urbanistike në Prishtinë. Raportime të shumta të qytetarëve të Prishtinës mbi ndërtime të egra me leje sollën në përballje qytetarët me Liburn Aliun , Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës […]

Isa Mustafa: Liberalizimi Mund të Bëhet Vetëm nga LDK

by Përparim Isufi
NA NDIQNI