Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Të zhdukurit, tema më e dhimbshme që e ka Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur këtë javë të punës me homazhe për personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai ka vendosur lule në monumentin kushtuar personave të zhdukur, të vendosur para ndërtesës së qeverisë së Kosovës në praninë e drejtuesve të shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur dhe diplomatëve të huaj.

Me këtë aktivitet, institucionet e Kosovës filluar shënimin e Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur e cila do të kulmojë me një aktivitet qendror më 27 prill në Mejë të Gjakovës.

“Ju uroj ta keni forcën e kurajon të ecni përpara”, u tha Haradinaj familjarëve të personave të zhdukur të cilët kishin dalë para ndërtesës së qeverisë me një baner në të cilin ishin vendosur emrat dhe portretet e më të dashurve të tyre.

“Kjo është tema më e dhimbshme që e ka Kosova”, shtoi ai.

Ndërsa bashkëdrejtuesi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini kërkoi ndihmë nga institucionet e Kosovës për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur.

“Janë 1652 veta që ende po i kërkojme. Ju mundeni me na ndihmu”, i tha ai kryeministrit Haradinaj.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com