Macja e Kosovës

Kosova gjithmonë ka qenë një vend i që mund të krahasohet me Macen e Shrodingerit. Ajo edhe është edhe nuk është. Edhe udhëheqësit e saj janë dhe nuk janë; edhe do të duhej dhe nuk do të duhej të bëjnë diçka.

Bashkësia ndërkombëtare duhet dhe nuk duhet. Ndërsa BE-ja? Ata padyshim se edhe duhet edhe nuk duhet, apo jo?

Konfuzë? Eksperti i njohur danez i fizikës kuantike, Bohr, kishte thënë dikur: “Nëse mendoni se mund të flisni për teorinë kuantike pa ndjerë marramendje, dini se nuk e keni kuptuar asnjë fjalë të saj.”

Macja e Kosovës është e ngjashme me këtë, vetëm se jo në nivel subatomik.

Kjo nuk ka qenë kurrë më evidente sesa javëve të fundit, kur zhvillohej debati i nxehtë lidhur me shenjat e pikësimit.

Fillimisht mendova ta shkruaj një artikull për faktin se si një fusnotë, do të thotë huazimi i një fraze të caktuar, është çështje e parëndësishme.

Në fund të fundit, polarizimi i mendimeve lidhur me këtë çështje ishte ajo që më befasoi më së shumti.

Sipas studimit tim shkencor, në Kosovë si rrjedhojë e marrëveshjes së fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të gjenden disa dimensione paralele të hapësirës dhe kohës.

Për shembull, nëse jeni zgjuar në Prishtinë, ju gjendeni edhe në Kosovën e pavarur edhe në një pjesë të Serbisë.

Për shumë ekspertë teorikë të së drejtës ndërkombëtare, Rezoluta e KS të OKB-së 1244 është përfundimisht e vdekur; për të tjerët, ajo është kthyer nga varri për t’i ndjekur të gjallët.

Ne jemi edhe në vitin 1999 edhe në vitin 2012 – ndoshta edhe në të ardhmen.

Nëse e shikoni nga njëra perspektivë, Hashim Thaçi është më lideri më i keq, më i korruptuar që është zgjedhur kurdoherë. Ndërrojeni filtrin (merreni atë të kaltrin me yje të verdha) dhe do të shihni se ai është burrështetasi më i madh Evropian, i aftë ta bëjë gjënë e duhur në rrethana të vështira.

Thaçi na informoi me finesën e tij zakonshme të cilën e demonstron në situata kur duhet të qetësuar situatat eksplozive se ose jeni në krah të tij ose jeni antiamerikanë/antievropianë; kundërshtarët e tij na thanë se ata duan Amerikën dhe Evropën dhe se Ju ose keni të drejtë ose jeni me Thaçin.

Shumica e mediave të Kosovës e paraqitën këtë lajm si humbje; disa qindra kilometra më larg, shtypi serb e paraqiti këtë lajm si… humbje.

Negociatorët nga të dyja palët bënë përpjekje që bashkatdhetarëve të tyre t’ua shesin një histori se si ata siguruan fitore të madhe për anën e tyre dhe se ata assesi, në asnjë rrethanë, nuk kanë bërë asgjë që do të mund t’i jepte palët tjetër një përparësi.

Por njerëzit e vetëm që i dëgjonin ata ishin oponentët e tyre, të cilët këto proklamata të fitores i shfrytëzonin për ta kritikuar qeverinë e tyre.

BE-ja kishte uruar të dyja palët, duke e paraqitur lajmin si rezultat i barabartë. Edhe është edhe s’është, thanë ata, dhe si rrjedhojë ata edhe janë edhe nuk janë.

Bohri e shikonte mekanikën kuantike nga një perspektivë dualiste, duke kuptuar se Macja e Shrodingerit mund të jetë edhe e vdekur edhe e gjallë. Kur nga ai u kërkua që të dizajnojë një stemë, ai në këtë stemë përfshiu simbolin Yin dhe Yang, që paraqet një simbol i dualizmit të mekanikës kuantike por edhe të balancës së natyrës.

Sikur qeveria e Kosovës të mos e kishte shkurtuar tërësisht buxhetin e hulumtimeve shkencore, duke mos ofruar për to asnjë euro të vetme, ndoshta hulumtimi i Maces së Kosovës do të kishte nxitur një qasje të ngjashme ndaj jetës.