Rrethrrotullimet e çuditshme të Kosovës

Tre rreth rrotullime të ndërtuara nga qytetarët dhe qeverisja komunale janë bërë të famëshme në rrjetet sociale.

Dy të tilla janë në qytetin e Suharekës ku në mes të rrugës  janë vendosur dy masa të betonit dhe rreth tyre sillen makinat.

Ndërsa në Deçan një gomë buldozeri është shndërruar në rreth rrotullim për banorët buzë rrugës që lidhë Deçanin me Junikun.

 

Në Jeta në Komunë edhe kryetari Bali Muharremaj po edhe kryetari Bashkim Ramosaj kanë folur për arsyet pse gjendja është e tillë.