Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës në muajin shtator

Gjykata e Prizrenit me 298 aktgjykime të publikuara ka vazhduar edhe gjatë muajit shtator të mbajë primatin e gjykatës me më së shumti aktgjykime të publikuara.

Në muajin Gusht raporti i përgatitur nga BIRN dhe FOL e kishte nxjerrë gjykatën e Prizrenit si gjykatën më të suksesshme në publikimin e 130 aktgjykimeve.

Kjo gjykatë në shtator përpos mbajtjes së rekordeve krahasuar me gjykatat e tjera ka publikuar 168 aktgjykime më shumë sesa gjatë gushtit 2019.
Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 shtator deri më 30 shtator 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative.

Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve.

Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.
Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit shtator:

 

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 shtator – 30 shtator 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, Kryetarët e Gjykatave Themelore, si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.
Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartëpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 1185 aktgjykime që i bie të jenë 9 aktgjykime më shumë se ato që BIRN dhe FOL kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim vie si rrjedhojë e publikimit të dyfishtë të aktgjykimeve si dhe publikimit të aktvendimeve.
Po gjatë muajit shtator, është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit shtator.

 

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.