Endrit Shala

Prokuroria e akuzon Endrit Shalën për sulmin ndaj gazetarit

Disa muaj pas incidentit ku deputeti i NISMA, Endrit Shala u filmua duke goditur gazetarin e portalit Indeksonline Ensar Ramadani, Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës Laureta Ulaj.
Sipas saj ish-ministri Shala po akuzohet për veprën penale të sulmit.