Asamblist i PDK e gjuan me shishe Kryesuesin e Kuvendit të Prizrenit

Kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj, e ka gjuajtur me shishe të ujit kryesuesin e Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi.

Në videon e transmetuar nga RTV besa shihet Bardh Avdaj duke e hedhur shishen e ujit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Faruk Dakaj, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prizrenit.

“Ka tentuar Bardh Avdaj i PDK-se me ushtru dhunë në Kuvend, por është ndalu në këtë tentim të tij”, ka thënë Dakaj.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë me Komunën e Prizrenit dhe Artan Abrashin, por asnjëri nuk kanë qenë të qasshëm.