Aksident mes dy veturave në rrugën Runik-Skenderaj

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Runik-Skenderaj më 02.07.2024.

Në adresën e KALLXO.com një raportues ka dërguar një video material nga aksidenti ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.