FC Prishtina, Foto: RTV 21

UEFA dënon Prishtinën me 4 mijë euro për fishekzjarre

UEFA e ka dënuar FC Prishtinën me 4 mijë euro për fishekzjarret e hedhura në ndeshjen kundër klubit Europa.

Prishtina tashmë e ka mbyllur aktivitetin e saj në Europë për edicionin 2018.

“Ndërsa vazhdojnë vendimet rigoroze të UEFA-s kundër Prishtinës. Klubi është dënuar me 4.000 euro për fishekzjarrët e ndezura dhe të hedhura në ndeshjen e raundit preliminar në Mitrovicë kundër Europa të Gjibraltarit”, thuhet në njoftimin e klubit FC Prishtina.

Ndërsa edhe në edicionin e kaluar kundër Norrkoping, Prishtina ishte dënuar me 3 mijë euro për të njëjtën vepër.