Foto: ZRPK
Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Sakar dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në punën e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
“Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë. Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në anën tjetër, ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, e ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ka theksuar se Turqia edhe më tutje do të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.
Ndërsa, Thaçi ka theksuar se Turqia është një aleat i fuqishëm i Kosovës.
Ndryshe, muaj më parë ish-ambasadorja turke, Kivilcim Kiliç para se të largohej nga posti ishte përfshirë në një aksident në fshatin Mramor, ku kishte pësuar disa lëndime.
Në këtë aksident kishin vdekur 4 persona.
https://kallxo.com/ambasadorja-turke-falenderon-qkuk-per-trajtimin-e-saj/
https://kallxo.com/doktori-tregon-gjendjen-e-ambasadores-se-turqise-pas-aksidentit/
https://kallxo.com/eskorta-e-ambasadores-turke-e-perfshire-ne-aksidentin-me-fatalitet-ne-mramor/