Shtatë opsione që na bëjnë të duam dhe ta përdorim Viberin çdo ditë

Viber aktualisht është një nga programet më të njohura për thirrje dhe porosinë në botë. Specifikat e tij kryesore përfshijnë një numër opsionesh të pritura por të mirëseardhura që do të ndihmojnë në përdorimin e përditshëm.

Kuizet

Specifika e parë që është shumë e dobishme, për shembull, për mësuesit, është aftësia për të krijuar kuize dhe për t’i përcjellë statistikat e tyre. Kuizet mund të publikohen në biseda në grupe ose në komunitete.

Njoftimet inteligjente

Një tjetër specifikë e shkëlqyeshme janë kujtesat inteligjente. Nëse merrni një porosi nga një bisedë, ai do të grupohet me porosi të tjera të palexuara nga i njëjti dërgues. Kjo do të thotë që nëse reklamohet një prej kontakteve tuaja, ju do të merrni vetëm një njoftim i cili i grupon të gjitha porositë në një grumbull të thjeshtë. Njoftimet inteligjente janë për këtë arsye shumë të dobishme në rastin e bisedave që kanë të bëjnë me çështje biznesi.

Përzgjidhni vetëm atë që ka rëndësi

Një specifikë e tretë e shkëlqyeshme është aftësia për t’i ç’aktivizuar njoftimet për biseda të parëndësishme. Përdoruesit mund ta aktivizojnë këtë mundësi brenda cilësimeve të një bisede ose grupi, shkruan portali kroat tportal.hr.

Fshihni statusin

Specifika e katër dhe e dobishme është aftësia për ta fshehur statusin. Nëse e ç’aktivizoni opsionin ‘ndaj statusin në internet’, përdoruesit e tjerë nuk do t’ju shohin ndërsa jeni të regjistruar. Ky opsion mund të aktivizohet brenda cilësimeve të privatësisë.

Fshirja automatike e porosive

Një nga opsionet interesante është aftësia për të ruajtur privatësinë në biseda të fshehta duke fshirë automatikisht porositë. Ekziston gjithashtu një mundësi për të krijuar dhe redaktuar biseda sekrete që rregullohen nga vetë përdoruesit.

Përpunimi i fotografisë

Ekziston edhe një opsion shumë i dobishëm – aftësia për përpunimin e fotove. Dëshironi të shtoni etiketa, tekst dhe filtra tek ata? E gjithë kjo është e mundur me opsionin ‘Doodle this Photo’, i cili ju lejon të redaktoni fotografitë që ju janë dërguar nga bashkëbiseduesit tuaj. Pasi të keni ‘redaktuar’ fotografinë, mund ta dërgoni përsëri.

Ngjitëset

Specifika e shtatë dhe e fundit, është aftësia për t’i redaktuar ngjitësit e disponueshëm brenda dyqanit të afisheve Viber. Emri i saj është ‘krijo një afishe’.

 

 

Përktheu: Nuhi Shala