Viber e prezanton një veçori të re që mund t’u pëlqejë shumë njerëzve

Pas disponueshmërisë në më shumë vende, përdoruesit e Viber do të mund të kenë qasje në një numër të madh shërbimesh financiare shtesë.

Viber ka njoftuar se po e zgjeron biznesin e tij në pagesa dixhitale me një portofol celular të disponueshëm brenda aplikacionit të tij. Siç shpjeguan ata, funksioni i ri do t’i lejojë përdoruesit e Viber të dërgojnë me lehtësi para te njerëzit dhe bizneset e tjera, si dhe të vendosin një portofol dixhital për të ruajtur para. Fillimisht, shërbimi ofrohet vetëm në euro, por shtojnë se është planifikuar zgjerimi edhe në monedha të tjera, së bashku me shërbime të reja që do të ofrohen së shpejti.

Fillimisht pagesat me Viber do të jenë të disponueshme në Greqi dhe Gjermani, ndërsa në të ardhmen e afërt do të shtrihet edhe në vende të tjera. Shtimi i fondeve në portofolin dixhital do të jetë i mundur nëpërmjet kartave Mastercard dhe Visa dhe bankave lokale.

Për të qenë në gjendje të ofrojë shërbime të licencuara pagesash në tregjet e para, Viber ka bashkëpunuar me Rapyd, një kompani globale fintech-as-a-service. Rapyd do t’i zbatojë shërbimet e saj të licencuara të përpunimit të pagesave në aplikacionin Viber, duke i forcuar aftësitë e pagesave brenda aplikacionit. Pas disponueshmërisë në më shumë vende, përdoruesit e Viber do të mund të kenë qasje në një numër të madh shërbimesh financiare shtesë.

Si përkujtim, McKinsey vlerëson se tregu global i pagesave, duke i përfshirë transaksionet ndërkufitare, transfertat e brendshme dhe pagesat me kartë krediti, do të rritet në 2.5 trilionë dollarë deri në vitin 2025.

Rakuten Viber është tashmë një nga mesazherët më të mirë në botë dhe falë aftësive fintech, Viber do ta zgjerojë funksionalitetin e tij dhe do të bëhet një aplikacion absolutisht i nevojshëm për qindra miliona përdorues. Veçoritë e personalizuara të pagesës do t’i lejojnë përdoruesit të lidhen dhe të bëjnë transaksione lehtësisht brenda dhe ndërkufitare pa lënë platformën e tyre të mesazheve, tha Ofir Eyal, Shefi Ekzekutiv i Rakuten Viber. Siguria dhe mbrojtja superiore e privatësisë së Viber-it, e kombinuar me standardet e larta të partnerëve të shërbimit të pagesave, si Rapyd, krijojnë një alternativë të thjeshtë dhe të sigurt për kryerjen e transaksioneve personale dhe të biznesit.

“Ne jemi të kënaqur që Rapyd është bërë një zgjidhje e licencuar e pagesave ndërkufitare e mundësuar nga Rakuten Viber, duke e bërë atë një nga platformat e para të mesazheve që ofron pagesa të sigurta brenda aplikacionit për një bazë globale përdoruesish,” tha Shefi Ekzekutiv i Rapyd Arik Shtilman. Në Rapyd, ne zhvillojmë teknologjinë e pagesave që i heq çështjet e sfondit të tregtisë dhe pagesave ndërkufitare. Në këtë partneritet, fuqia e kombinuar e përkushtimit të Viber për sigurinë dhe aftësive pa probleme të pagesës së Rapyd do të thotë që miliona përdorues mund të ndihen të sigurt kur kryejnë transaksione financiare përmes një aplikacioni të vetëm mesazhesh./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala