Viber vjen me risinë e radhës

Viber ka prezantuar dy veçori të reja inovative, të cilat duhet të përfaqësojnë një fazë të re në evolucionin e ndërveprimit midis brendeve dhe përdoruesve në aplikacionin e tyre.

Siç thuhet nga zyrtarët e Viber, veçoritë e reja do të jenë hapi i radhës në strategjinë afatgjatë të Viber për t’u shndërruar në një super aplikacion.

Sipas hulumtimit, 71 për qind e konsumatorëve presin ndërveprim të personalizuar nga kompanitë dhe 82 për qind e kompanive planifikojnë të zbatojnë një strategji që synon ofrimin e vlerës më të mirë për klientët.

Për ta përmirësuar komunikimin ndërmjet brendeve dhe përdoruesve, Viber krijoi Business Inbox, një hapësirë ​​për ndërveprim midis brendeve dhe përdoruesve, e cila mund të qaset drejtpërdrejt nga ekrani i zakonshëm i bisedës.

Zyrtarët e lartcekur shpjeguan se si kjo lejon që të gjitha mesazhet e dërguara nga llogaritë e brfendeve zyrtare të ruhen dhe organizohen në një dosje (siç janë njoftimet nga bankat, konfirmimet e porosive nga shërbimet e dorëzimit, ofertat speciale nga dyqanet, etj.).

Përdoruesit do ta shohin kutinë hyrëse të biznesit pasi ta marrin mesazhin e parë të biznesit dhe nëse kanë komunikuar tashmë me kompanitë më parë, të gjitha bisedat do të transferohen automatikisht në kutinë hyrëse të biznesit. Viber është i bindur se Business Inbox do t’i lejojë përdoruesit ta personalizojnë përvojën e tyre në Viber dhe të organizojnë ndërveprimet me brendet në një mënyrë që u përshtatet më së miri atyre.

Përveç “Business Inbox”, përdoruesit tani do të mund ta përdorin llogarinë Business, ku do t’i kenë të gjitha mënyrat e ndërveprimit me brendet në një vend. Në këtë seksion, të gjitha informacionet e biznesit, shërbimet dhe bisedat në Viber do të gjenden nën një ent biznesi të kërkueshëm.

Llogaritë e reja të biznesit të kërkueshme do t’u ofrojnë më shumë mundësi përdoruesve të cilët, thuhet tutje nga Viber, do të jenë në gjendje t’i gjejnë brendet dhe të fillojnë në mënyrë proaktive komunikimin me to.

Viber njofton se do të vazhdojë t’i zgjerojë aftësitë e llogarive të biznesit pas lansimit, duke shtuar më shumë kanale komunikimi në majë të gishtave të përdoruesve, më shumë shërbime në një llogari dhe veçori të zgjeruara, duke përfshirë vendndodhjen, thirrjet e biznesit dhe më shumë.

Qëllimi i tyre është ta rrisin më tej sigurinë dhe besimin e përdoruesve kur komunikojnë me brendet.

Të gjitha mesazhet e biznesit nga brendet e verifikuara do të qëndrojnë si parazgjedhje në kutinë hyrëse të biznesit, e cila do të jetë e paarritshme për llogaritë private që përpiqen të imitojnë një kompani ose brend. Një shtesë e vlefshme është “shenja blu” që i ndihmon përdoruesit t’i identifikojnë brendet e besuara.

Llogaritë e biznesit do t’i shfaqin të gjitha informacionet e biznesit në një vend dhe përdoruesit do të jenë në gjendje t’i qasen dhe t’i kontrollojnë ato lehtësisht.

Përditësimet e fundit të Viber kanë ofruar një bazë të fortë për të nxjerrë funksione shtesë si pjesë e strategjisë së biznesit të super aplikacionit.

Qëllimi i kësaj strategjie është të përmirësojë dobinë e aplikacionit për përdoruesit përfundimtarë dhe të zgjerojë mënyrat në të cilat brendet mund të lidhen me audiencën e tyre, duke rezultuar përfundimisht në rritje të vlerës për të dyja palët. Duke zbatuar më shumë veçori, shërbime dhe kanale komunikimi, Viber mund të ofrojë vlerë më të mirë si për përdoruesit ashtu edhe për brendet në një mënyrë të thjeshtuar./Dnevnik.hr