Si duhet pastruar apo fshehur mesazhet në viber

Në këtë udhëzues të shkurtër, do t’i shpjegojmë mënyrat se si mund t’i fshini, çaktivizoni ose pastroni bisedat në aplikacionin popullor të bisedës Rakuten.

Nëse keni një sërë bisedash në Viber që nuk i ndiqni ose që bisedat që keni janë të mbingarkuara me mesazhe, mos u shqetësoni – aplikacioni ofron një sërë opsionesh redaktimi që patjetër do të jenë të dobishme për ju.

Pastrojeni përmbajtjen e bisedës pa dalë nga grupi

Ndonjëherë, kur jemi pjesë e një bisede në grup që dërgon shumë mesazhe ose fotografi, ato mesazhe mund ta mposhtin volumin e telefonit tonë inteligjent. Viber ju lejon ta fshini përmbajtjen tuaj nga bisedat pa pasur nevojë të largoheni. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të hapni bisedën që dëshironi të pastroni, tërhiqni majtas dhe zgjidhni artikullin për të fshirë përmbajtjen ose “Pastro përmbajtjen e bisedës” (Clear Chat Content’). Kjo do t’i fshijë të gjitha fotot dhe videot nga biseda pa e fshirë vetë bisedën.

Fshi mesazhet ose bisedën

A i keni dërguar ndonjëherë një mesazh personit të gabuar? Nëse po, mos u shqetësoni – Viber ju lejon t’i fshini mesazhet individuale. Për ta fshirë një mesazh specifik, shtypni dhe mbani shtypur mesazhin që dëshironi ta fshini. Nga menyja që shfaqet, zgjidhni opsionin e fshirjes dhe më pas “Fshi për të gjithë” (Delete for everyone). Kjo do ta fshijë mesazhin dhe do ta njoftojë personin tjetër që mesazhi është fshirë. Ajo që ai nuk do të jetë në gjendje të lexojë është përmbajtja e tij. Ju gjithashtu mund t’i fshini mesazhet që ju dërgohen, por sigurohuni që dërguesi t’i shikojë ato. Nëse dëshironi ta fshini të gjithë bisedën, shkoni te biseda, rrëshqitni majtas dhe zgjidhni “Fshi këtë bisedë” (Delete this chat).

Heshtni bisedën

Nëse nuk dëshironi ta fshini bisedën dhe dëshironi të qëndroni në të, mund ta mbyllni atë pa e parë pjesëmarrësit e tjerë. Opsioni i heshtjes do t’i hesht të gjitha njoftimet e mesazheve të reja. Mund ta çaktivizoni bisedën për një kohë ose ta aktivizoni përsëri. Për ta bërë këtë, hapni temën që dëshironi ta heshtni, rrëshqitni majtas dhe zgjidhni “Heshtni bisedën” (Mute chat). /tportal.hr

Përgatiti: Nuhi Shala