Opsionet më të mira të reja në Viber

Ashtu si të gjitha aplikacionet e njohura të mesazheve, Viber përpiqet të tërheqë përdorues të rinj në mënyra të ndryshme, ndërsa u jep të vjetrave mjaft risi për t’i mbajtur ata përreth. 

Viber  është pajisur me kanale

Viber i prezantoi kanalet disa muaj më parë, pas së cilës filloi të përfshijë në mënyrë aktive një sërë produktesh dhe shërbimesh dixhitale – pagesa me celular, porosi taksi dhe ushqimi, parashikimi i motit dhe një sërë shërbimesh të tjera. Përdoruesit mund të abonohen në kanale në Viber për ta ndjekur informacionin dhe interesat që u interesojnë.

Pagesa përmes Viberit? Pse jo?

Viber e ka zgjeruar biznesin e tij në pagesa dixhitale me një portofol celular të disponueshëm brenda aplikacionit. Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të Viber të dërgojnë para te njerëzit dhe bizneset e tjera, si dhe të konfigurojnë një portofol dixhital për ruajtjen e parave (për fillim, eurove). Gjithashtu është planifikuar zgjerimi në monedha të tjera, së bashku me shërbime të reja që do të jenë të disponueshme së shpejti.

PIN për mbrojtje shtesë

Viber ka prezantuar një veçori të re sigurie – verifikimin me dy hapa. Një nivel shtesë sigurie i lejon përdoruesit t’i vërtetojnë llogaritë e tyre duke përdorur një kod PIN dhe email.

Përdoruesit që zgjedhin të aktivizojnë funksionin e verifikimit me dy hapa do të duhet të zgjedhin një numër PIN gjashtëshifror dhe të konfirmojnë adresën e tyre të emailit. Për t’u identifikuar në Viber në celular ose desktop, përdoruesit do të duhet ta verifikojnë llogarinë e tyre duke futur kodin e tyre PIN. Në rast se harrojnë kodin PIN, do të përdoret një email i përcaktuar më parë për të ndihmuar përdoruesin të hyjë përsëri në llogarinë e tij.

Për më tepër, PIN kodi do ta çaktivizojë aftësinë për të çaktivizuar llogarinë duke përdorur Viber në desktop. Kushdo që përpiqet të çaktivizojë një llogari Viber përmes desktopit do të duhet ta përdorë një kod PIN.

Paketa verore, horoskop dhe shumë argëtim

Siç e dikton tradita, këtë verë Viber krijoi një paketë të re argëtuese ngjitësesh që do t’ju ndihmojnë të shprehni ndjenjat tuaja me një afishe. Viber ka përgatitur një përzgjedhje të veçantë të kartolinave përshëndetëse. Pra, ne patëm Ditën Ndërkombëtare të Puthjes më 6 korrik, Ditën Botërore të Çokollatës më 7 Korrik, Ditën Botërore të Emoji-t më 17 korrik dhe Ditën Botërore të Miqësisë më 30 Korrik.

Përveç ngjitesëve, kompania ka përgatitur edhe një horoskop veror.

Një pastrim i vogël i përmbajtjes – pa u larguar nga grupi

Kur jemi pjesë e një bisede në grup që dërgon një mori mesazhesh ose fotografish, këto mesazhe mund ta mbushin volumin e telefonit tonë inteligjent. Viber ju lejon ta fshini përmbajtjen tuaj nga biseda pa pasur nevojë të dilni. Gjithçka që duhet të bëni është ta hapni bisedën që dëshironi ta pastroni, tërhiqni majtas dhe zgjidhni artikullin për ta fshirë përmbajtjen, p.sh. “Pastro përmbajtjen e bisedës”. Kjo do t’i fshijë të gjitha fotot dhe videot nga biseda pa e fshirë vetë bisedën./tportal.hr

Përgatiti: Nuhi Shala