Microsoft vlen më shumë se 3 trilionë dollarë

Microsoft bëhet kompania e dytë në histori me vlerë 3 trilionë dollarë të mërkurën pasi zhvillimi i madh i inteligjencës artificiale bëri që aksionet e kësaj kompanie të rriten jashtëzakonsit shumë.

Për krahasim, vlera e tregut e Microsoft tani është më e madhe se e gjithë PBB-ja e Francës dhe pak pas asaj të Mbretërisë së Bashkuar.

Aksionet e Microsoft u rriten me gati 1.5% në rreth 405 dollarë për aksion të mërkurën pasdite, duke tejkaluar një kapital tregu prej 3 trilionë dollarësh dhe duke iu bashkuar komoanisë Apple si e vetmja kompani tjetër që ka arritur këtë pasuri historike.

Aksionet e Microsoft janë rritur me më shumë se 7% nga viti i kaluar, pasi u rritën me rreth 40% vitin e kaluar, kryesisht për shkak të entuziazmit të investitorëve në IA dhe potencialit të tij për të krijuar rritje për kompaninë.

Microsoft është pjesë e të ashtuquajturit “Magnificent 7”, një grup aksionesh duke përfshirë Apple, Nvidia, Amazon, Alphabet, Meta dhe Tesla, të cilat pothuajse në mënyrë të vetme i kanë rritur tregjet në nivele të larta në javët e fundit.

Vetëm Microsoft përbën 7.3% të S&P 500. Së bashku, këto shtatë aksione kanë një tavan tregu më të madh se i gjithë tregu i aksioneve të çdo vendi, përveç Shteteve të Bashkuara.

Që nga java e kaluar, vetëm Nvidia dhe Microsoft përbënin rreth 75% të fitimit të S&P 500 këtë vit, sipas analistëve në Bespoke Investment Group./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala