iPhone SE 2020: Më i liri dhe më i shpejti

Rrallë, pothuajse asnjëherë, nuk na rastisë ta shohim Apple që ti përbashkojë produktin më të mirë dhe më të lirë  të telefonave në një model të vetëm. 

IPhone i ri iPhone SE duket si një iPhone 8 por funksionon si iPhone 11 Pro i nivelit më të lartë të Apple, shkruan faqja amerikane e teknologjisë, Cnet.

Dizajni, trupi dhe lentet e kamerës janë të njëjtat me iPhone 8. të vitit 2017. Por Apple bëri një transplantim të zgjuar të trurit te telefonit, duke zëvendësuar procesorin gati 3-vjeçar me procesorin A13 Bionic të përdorur në iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max.

Fizikisht, SE është një iPhone 8. Pjesa e përparme dhe e pasme janë bërë prej xhami, shasia dhe anët janë prej alumini. I vetmi ndryshim fizik midis iPhone SE dhe iPhone 8 është se logoja e Apple tani është e përqendruar në pjesën e pasme për t’u përputhur me iPhone të gjeneratës aktuale.

 

 

 

 

 

Foto: Cnet

Pra, gjithçka që ju ka pëlqyer tek modelet iPhone 6 deri në Iphone 8, kur bëhet fjalë për pamjen fizike dhe trajtimin, tani është e pranishme në modelin e ri SE. Ka  një ekran 4.7-inç i cili deri në standardet e vitit 2020 mund ta pranojë një ekran edhe më të madh, ose të paktën të jetë më i vogël.

Ekrani në SE është i ngjashëm me atë në iPhone 11, veçanërisht për sa i përket cilësisë dhe rezolucionit. Teksti duket i mprehtë, ngjyrat janë të sakta dhe është i ndritshëm në kushte drite.

Sa i përket kohëzgjatjes së baterisë, Uebfaqja e Apple thotë se bateria e iPhone SE ka një kohëzgjatje përafërsisht të njëjtë me atë të iPhone 8.

IPhone SE ka karikim pa tel, që është një tjetër karakteristikë që nuk gjendet në shumicën e telefonave tjerë më këtë cmim. Ekziston gjithashtu mbështetje për karikimin e shpejtë, i cili e rimbush baterinë në 50% në 30 minuta. 

Kamera e pasme në modelin SE ka të njëjtat specifikime si iPhone 8, por kur kombinohet me çipin A13 dhe iOS 13, ajo e shndërron kamerën në diçka që mund të konkurrojë me kamerat më të mira të telefonit, dhe madje konkurron ngushtësisht  me kamerën kryesore të pasme të  iPhone 11. Ka një mori karakteristikash, duke përfshirë Smart HDR për fotografi, xhirime të shpejta dhe regjim portreti – këto janë karakteristika mbresëlënëse dhe e para për një iPhone ksisoji.

Foto: Cnet

Kamera e pasme në modelin SE ka një lente prej 28 mm ndërsa iPhone 11 ka dy kamera të pasme: një aparat fotografik kryesor me kënd të gjerë me një lente 26 mm dhe një aparat fotografik me kënd ultraëide me një lente 13 mm .

Punimi dhe cilësia janë në nivelin e pritur për epokën aktuale, megjithëse Apple ka vendosur prej kohësh standarde në atë kuptim, të cilat shumica kanë filluar të ndiqen kohët e fundit (mos harroni modelin e Samsungut me plastikë). Nuk duket aq joshëse sa SE-ja e mëparshme, dhe të jep përshtypjen se është i njëjtë sikurse modeli Iphone 6.

Në aspektin teknologjik, ky është një ekran klasik i Apple LCD siç e quajnë ata (“Retina HD”), që do të thotë kulmi i kësaj teknologjie dhe performanca e saj. Ka dallime në krahasim me ekranet OLED të Apple, por ato dallime janë të vogla dhe vështirë se vërehen me sytë tanë. 

Sa i përket çmimit, ky telefon në SHBA kushton 400 dollarë pa taksa (atje secili shtet federal ka normën e tij të taksave). Në Gjermani, për shembull, kushton 466.9 € me gjithë taksa.