I bëri 6.2 milionë ndjekës për pak javë, por e braktis Instagramin

David Attenborough e ka mbyllur llogarinë e vet në Instagram pasi bëri 6.2 milionë ndjekës brenda një kohe të shkurtër sa qëndroi në këtë platformë, raporton CNN.

Natyralisti dhe drejtuesi 94 vjeçar i një emisioni iu bashkua Instagramit më 24 shtator dhe postimin e fundit e ka bërë më 31 tetor. Në bio-n e tij tani shkruan: “Llogaria nuk është aktive”.

Postimi i fundit i Attenborough në këtë platformë thoshte se ai ishte “i inkurajuar nga shumësia e ideve dhe pasioni” të shpërndarë në Instagram.

Llogaria e Attenborough mirëmbahej me ndihmën e kolegëve, Jonjie Hughes dhe Colin Butfield, të cilët e pranuan qysh në postimin e parë se “mediat sociale nuk janë habitat i zakonshëm i Davidit”.

Postimi i parë i transmetuesit veteran- një video që paralajmëronte rreth ndryshimeve klimatike- i dha atij një milion ndjekës në atë që paraqiste rekord për katër orë e 44 minuta, sipas Librit të Rekordeve të Ginis.

Rritja e shpejtë e ndjekësve në Instagram e Attenborough ishte më e shpejtë se rekordi që mbante aktorja Jennifer Aniston e cila mori një milion ndjekës për 5 orë e 16 minuta pasi iu bashkua platformës në pronësi të Facebookut në vitin 2019.