Taksisti futet me veturë në turmën e fansave në Moskë (VIDEO)

Së paku tetë persona mbetën të lënduar kur një shofer taksie u fut me veturën e tij në një turmë në qendër të Moskës të dielën, mirëpo, ndonëse dyshimet e para ishin për sulm të mundshëm terrorist, u tha se ai e kishte humbur kontrollin ndaj veturës.

Këtë e deklaroi prefekti i Moskës, Sergei Sobyanin, përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton Reuters.

Policia ka ndaluar shoferin e taksisë, një 28-vjeçar nga Kirgistani.

Ngjarja ka sjellur panik në radhët e të gjithë vendeve pjesëmarrëse në Botëror dhe tifozëve të tyre pasi kryeqyteti rus është në qendër të vëmendjes gjatë kësaj kohe për shkak të zhvillimit të Kupës së Botës.

https://twitter.com/twitter/statuses/1008045712393883653