
Trepça '89 fiton derbin e Ligës së Parë ndaj Drenicës
31.3.2025 - 20:28
Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Drenicës në derbin e Grupit A të Ligës së Parë, ndeshje kjo e cila i takoi xhiros së 20-të.
Në një derbi tejet interesant të zhvilluar në Skenderaj, mitrovicasit ia dolën të marrin tri pikë tejet të rëndësishme.
Me këtë fitore, Trepça ’89 është ngjitur në pozitën e dytë të tabelës dhe tashmë do vazhdojë t’i bëjë presion Drenicës që është lidere.
Golat në këtë sfidë për mysafirët i realizuan Godswill Chinwendu në pjesën e parë dhe Ardian Hasani në pjesën e dytë.
Pas javës së 20-të, Drenica është lidere e tabelës me 41 pikë të grumbulluara dhe pas saj tashmë renditet Trepça ’89 me 37 sosh.
Nga 36 pikë i kanë Vëllaznimi dhe Liria, ndërsa top pesëshen e kompleton Trepça me 34 pikë./Telegrafi