
Kosova mposht Islandën
22:39 – Kosova ka mposhtur Islandën me rezultat 2:1.
Golat për Kosovën i shënuan Dellova e Rexhebeçaj, ndërsa për Islandën Oskarson.
Dueli i kthimit luhet të dielën në Murcia të Spanjës.
Kombëtarja e Kosovës kërkon avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
22:04 – Kosova ka kaluar sërish në epërsi ndaj Islandës
Golin e shënoi Elvis Rexhbeçaj në minutën e 58-të.
21:34 – Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Kosova – Islanda
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 1:1.
21:11 – Islanda barazon rezultatin me golin e Oskarson në minutën e 22-të.
21:07 – Kosova kalon në epërsi me golin e Lumbardh Dellovës në minutën e 19-të.
20:46 – Nis ndeshja Kosova-Islanda
Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Islandës.
Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kosova përballet me Islandën për të kaluar në një grup më lart në Ligën e Kombeve, nga Liga C, në Ligën B.
20:04 – Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, publikon formacionin startues kundër Islandës
Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme, 20.03.2025, kundër Islandës.
Kosova do të rreshtohet me formacionin 4-2-3-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përballë mysafirëve nga Islanda.
Në portë do të jetë Arijanet Muriq, ndërsa në vijën e mbrojtjes: Vojvoda, Rrahmani, Dellova dhe Paqarada.
Në qendër të mesfushës janë vendosur Rexhbeçaj dhe Valon Berisha.
Në krahë të sulmit do të startojnë Ermal Krasniqi dhe Donat Rrudhani, ndërsa në sulm Milot Rashica dhe i përhershmi, Vedat Muriqi.
Në anën tjetër islandezët do të vendosen në fushë me formacionin 4-3-3.
Valdimarsson, Tomasson, Gunnarsson, Ingason, Palsson, Ellertsson, Johannesson, Haraldsson, Gudjohnsen, Gudmundsson dhe Oskarsson – është njëmbëdhjetësha startuese.
Kosova do të përballet me Islandën për të kaluar në një grup më lart në Ligën e Kombeve, nga Liga C, në Ligën B.
Ndeshjen tjetër, Kosova do të zhvillojë pas 3 ditësh, më 23 mars, në Islandë.