Trajneri spanjoll pranon akuzat për abuzim me 30 fëmijë

Një trajner spanjoll i ka pranuar akuzat ku pretendohet se spanjolli ka abuzuar me mbi 30 fëmijë në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2018.

Gjykata e Malagës e dënoi spanjollin me 18 vjet burgim raporton mediumi nenroll.

Abuzimet, pornografia, dhe sulmet seksuale janë disa prej akuzave për të cilat akuzohet trajneri spanjoll. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Gjatë karrierës së tij ai ka punuar si trajner në kategori më të ulëta të futbollit e po ashtu ka punuar edhe si sekretar në një institucion si dhe ka punuar në një kompani për veshje sportive.

Në fillim kërkesa ishte që trajneri spanjoll të dënohej me 180 vite burgim mirëpo ky dënim u zvogëlua.

Përveç dënimit me burgim , viktimave do të duhet që të paguajë 3000 euro në mënyrë që të bëhet trajtimi psikologjik.