Rashica: Në mars shkojmë për kualifikim

Milot Rashica e pranon se qysh në fillim të shortit, misioni për kualifikim në EURO 2020, ka qenë i vështirë.

Ylli i “Dardanëve” mendon Kosova ka fituar përvojë të madhe në këto kualifikuese, shkruan RTK.

“Në fillim e kemi ditur se nuk ka më qenë lehtë, por pas çdo është rritur ëndrra deri në ndeshjen me Çekinë”, theksoi Rashica.

“Nga gjithë këto ndeshje që kemi zhvilluar deri tash, kemi marr shumë sene me vete për ndeshjet e ardhshme, dhe në mars shkojmë më të vetmin qëllim të kualifikohemi”, përfundoi ylli i Werder Bremenit.

Kosova sonte u mposht nga Anglia me rezultat 0-4.