Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina mposht Feronikelin dhe i afrohet titullit të kampionit

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Feronikelit, në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.

Leonit Abazi e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0

Gledi Micic shënoi autogol për ta barazuar rezultatin.

Mesfushori Endrit Krasniqi e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 69’.

Nikli kishte mundësi që ta barazonte rezultatin me Simonovskin, nga penalltia goditjen e të cilit e priti portieri Ardit Nika.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e parë me 75 pikë, pesë më shumë se Drita, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të këtij kampionati.

Prishtinës i duhet vetëm një barazim në ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit për t’u shpallur kampion.

Kurse, Feronikeli mbetet në vendin e tetë me 38 pikë.