Prishtina – Gjilani përfundon pa fitues

Prishtina dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0, ndeshje e mbetur e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina kishte mundësi që të fitonte në fundin e ndeshjes, por penalltinë e Besnik Krasniqit e priti portieri i Gjilanit, Enea Koliqi.

Pas këtij barazimi Prishtina mbetet në vendin e tretë me 51 pikë.

Kurse, Gjilani në vendin e katërt me 37 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina luan si mysafir ndaj Ballkanit.

Kurse, Gjilanin e pret punë e lehtë, pasi e pret në shtëpi Besën e Pejës.