Pas tërheqjes, Arjen Robben përfundon arbiter anësor në Holandë

Një foto e Arjen Robben me flamurin e arbitrit anësor është bërë virale në në rrjetet sociale.

Lojtari holandez ishte tërhequr në 2019 në moshën 35-vjeçare nga futbolli teksa u rikthye sërish në 2020 për të luajtur me Groningen dhe këtë verë e mbylli përfundimisht me futbollin e luajtur por ky sport nuk po e lë të qetë.

Ditët e fundit, Robben po i qëndron pranë të birit, Luka i cili luan në kategorinë e të rinvje në Holandë dhe në ndeshjen e radhës, ish ylli i Bayernit vendosi të jetë edhe më prezent duke bërë arbitrin anësor.

Është gjjithçka e vërtetë, Robben gjyqtar anësor por vetëm në një ndeshje për të rinjtë dhe për më tepër duke qëndruar i paanshëm në një ndeshje ku luante djali i tij.

Fotoja mori mijëra pëlqime dhe shpërndarje duke u vërë virale teksa nuk munguan edhe romantikët e futbollit që i kërkonin të rikthehej sërish në fushë/OraNews/.