KB Peja largohet nga gara e Ballkan Ligës

 

Ekipi kosovar i basketbollit KB Peja është larguar nga garat e Ballkan Ligës.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të Delasport Balkan Basketball Lague.

‘’Pas refuzimit për të konfirmuar orarin zyrtar të konkursit, si dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve të tyre financiare ndaj BIBL në afatet e përcaktuara – @kbpejaofficial KB Peja nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021-2022 të Delasport Balkan League’’, thuhet në njoftimin për media nga faqja zyrtare e DBL në rrjetin social Facebook.

Në vitin 2020 klubi pejan kishte marrë përsipër që të organizonte finalet e Ligës Ballkanike, por që këtë vit ky klub është tërhequr nga pjesëmarrja në këtë kompeticion.

Ndeshjen e fundit në kuadër së Ligës Ballkanike, KB Peja e zhvilloi kundër ekipit shqiptar  KB Vllaznia ku pësoi humbje me rezultat 72:62.