Drita e mposht Trepçën ’89 me golin e Alidemës

Drita ka shënuar fitore me rezultat 0-1 ndaj Trepçës ’89, në kuadër të  xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi sulmuesi anësor Festim Alidem në minutën e 54’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e parë me 64 pikë, tri më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë.

Kurse, Trepça ’89 pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë.