Basketboll: Ylli fiton me vështirësi ndaj Vëllaznimit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të vështirë ndaj Vëllaznimit me rezultat 75-71, në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 18-19.

10 minutëshi i dytë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 19-17, për të shkuar në pushim me shifrat 37-36.

Çereku i tretë i takoi përsëri vendasve të cilët e fituan me rezutlat 23-19.

10 minutëshi i fundit i takoi Vëllaznimit duke e fituar me rezultat 15-16, por në fund triumfoi Ylli me rezultat 75-71.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 18 pikë e pesë kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Emmanuel Emogbo me 22 pikë e 14 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 13 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Vëllaznimi katër fitore dhe 15 humbje.