Basketboll: AS Prishtina në finale të Kupës në Ligën e Parë

AS Prishtina ka shënuar fitore dramatike ndaj Marigona Hill Prishtinës me rezultat 72-73, për të kaluar në finale të Final 4 të Kupës në Ligën e Parë.

Çerekun e parë e fitoi Marigona Hill Prishtina me rezultat të ngushtë 16-15.

10 minutëshi i dytë po ashtu i Marigona Hill Prishtinës që e fituan me rezultat të ngushtë 26-25, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 43-41.

Në çerekun e tretë AS Prishtina u këndell duke e fituar me rezultat 14-18, duke treguar rezultatin në semafor 57-59.

Çerekun e katërt e fitoi Marigona Hill Prishtina me rezultat 15-14, por nuk i mjaftoi ta shmangëte humbjen.

AS Prishtina kaloi në finale dhe do të përballet me RC Cola Dritën, ku finalja do të zhvillohet të premten nga ora 13:00.

Te Marigona Hill Prishtina u dallua Eliot Peci me 19 pikë e 10 kërcime, kurse te AS Prishtina, Dardan Sejdiu me 21 pikë e 12 kërcime dhe Alban Latifaj me 23 pikë e shtatë kërcime.