5 vjet nga droni i lëshuar në Beograd

Sot, pesë vite më parë, ndodhi ngjarja që mori vëmendje të madhe mediale mbarë botën.

Ndeshja ndërmjet Serbisë, si vendase dhe Shqipërisë ishte e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të Futbollit më 2016.

Loja nisi në mes tensionesh ndërsa lojtarët qëndruan vetëm 40 minuta brenda fushës.

Shfaqja e një droni që valonte një flamur me hartën e trojeve etnike shqiptare dhe me dy figura historike si Ismail Qemali e Isa Boletini.

Droni me gjithë flamurin ranë në mesfushën e stadiumit  të Partizanit në mes të kryeqytetit serb, Beograd.

Kaq mjaftoi që situata të eskaloi në sulme fizike e fyerje ndaj lojtareve të Kombëtares së Shqipërisë.

Ndeshja u ndërpre në rezultatin 0:0, ndërsa për fatin e saj duhet të vendosë Komisioni Disiplinor i UEFA-s.