Dekretimi i Fehmi Mehmetit si Guverator i Bankës Qendrore të Kosovës, Foto: Zyra e Presidentit të Kosovës

Thaçi Dekretoi Guvernatorin e Ri të Bankës Qendrore të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Presidenti Thaçi ka thënë se Banka Qendrore ka arritur të mbajë stabil sistemin financiar në Kosovë.

“Si institucion rregullativ në sistemin financiar, në përputhje me standardet bashkëkohore, BQK-ja i ka kontribuar zhvillimit dhe rritjes ekonomike”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, guvernatori Mehmeti është shprehur se Banka Qendrore i ka mbështetur në vazhdimësi politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës.

“Ne do ta ruajmë stabilitetin financiar, duke promovuar sisteme të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Presidenti Thaçi i ka dëshiruar suksese guvernatorit Fehmi Mehmeti në detyrën e re.

Guvernatori i zgjodh nga Kuvendi më 15 mars 2018.

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për përzgjedhjen e kandidatëve tinëz kompanisë britanike që përzgjedh zyrtarët e lartë kosovarë.

http://kallxo.com/kuvendi-zgjedh-guvernatorin/