Shansi i Dytë për 14 Maturantët

14 nxënës për të cilët Ministria e Arsimit ua kishte anuluar pjesën e parë të testit nën dyshimin se kishin përdorur rrjetet sociale gjatë mbajtjes së tij, sot iu nënshtruan pjesës së dytë të testit të maturës.

Pas shqyrtimit të ankesave, Komisioni Qëndror Shtetëror i Maturës i gjeti të pafajshëm këta nxënës dhe ua mundësojë t’i nënshtrohen testi.

Njëra ndër nxënësit që iu nënshtruan sot testit ishte edhe Adelina Hajdari – nxënëse e Shkollës së Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicës.

“Herën e parë që na e bën të padrejtë, tash kemi pasur pak stres, por jo, prapë kemi kaluar mirë”, rrëfen ajo.

Ndërkaq, Udhëheqësi i Divizionit për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim në MAShT, Mustaf Kadriu, i cili e administroi këtë test, tha se patën përgjegjësi që edhe një herë t’i rivlerësojmë këta nxënës.

“Meqenëse Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës prej rasteve të cilat i ka anuluar rezultatet, ka identifikuar 13 raste”, theksoi Kadriu.

Rezultatet e këtij testi pritet të dalin të mërkurën e kësaj jave.